Me dëme, ose pa to, bujqësia mbetet një ndër sektorët që krijon më së shumti vende pune. Por numri i të papunëve në Kosovë mbetet ende i lartë.
Agjencia e statistikave ka publikuar shifrat e papunësisë në të cilët dominojnë femrat.

 

Duke e parë këtë nivel të ulët, bizneset, sidomos ato që udhëhiqen nga gratë, mundohen që të punësojnë sa më shumë femra.

Suksesi i këtij biznesi varet nga puna që bën Nora Zuka.

Ka 15 vjet që merret me këtë veprimtari, por tash ajo ka hapur vetë edhe sallonin për shitjen e mobilieve.

Përparësi në këtë biznes që e udhëheq Nora, ka punësimi i femrave. Por, niveli i punësimit te femrat mbetet shumë shqetësues.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se vetëm 13% e femrave që  janë të afta për punë janë të punësuara.

Mungesa e vendeve të lira të punës po bëhet shqetësim sidomos për gratë familjare.

Ka qytetarë që përqindjen e ulet në punësim për femrat e arsyetojnë me mosinteresimin e tyre. Statistikat tregojnë qe në këtë vit, shkalla e papunësisë në nivel vendi është 30.5%./RTK