Interi e ka detyrë të fitojë ndaj Genoas në formë të mirë sonte në Giuseppe Meazza, por kjo detyrë del të jetë shumë e vështirë për Nerazzurët.

Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Koha: 11 dhjetor (e dielë), 20:45

sansirop

Inter
Stefano Pioli thuhet se do të eksperimentojë me formacionin 4-4-1-1, por ai nuk pritet që të devijojë shumë nga përbërjet e tij të kaluara.
Antonio Candreva është në dyshim për sfidën për shkak të një gripi, por pritet që të riaftësohet me kohë.

 

Genoa
Ish lojtari i Interit, Diego Laxalt, nuk do të jetë gati që të rikthehet në San Siro për shkak të një problemi në gju, kurse gjendja e tij është bërë më stabile.
Edenilson pritet të startojë në rast se bashkëlojtarët e tij nuk janë gati që të luajnë.

mauroicardifcinternazionalemilanovsouthampton8co0vkqhafax

A e dini se?

Interi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Genoas në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.

genoa

Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit në Seri eA.

Interi ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka pranuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

candrevaaa-e1475267474692

Analiza

Interi ka fituar ndeshjen e fundit në Europa League pa praninë e tifozëve të cilët protestuan në shenjë të formës së dobët të ekipit të tyre. Ata duhet që të rifitojnë besimin e Curva Nord me një fitore.

Pas një paraqitje të mirë ndaj Juventusit, Genoa zhgënjeu ndaj Chievos, ndeshje që mbeti pa gola.

Të dyja ekipet po vuajnë për vazhdimësi dhe janë të ndara jnga një pikë në tabelë. Nëse Genoa nxjerrë barazim do të ishte e kënaqur, por Interi duhet që të përmirësohet dhe të fitojë në rast se dëshiron një vend në Ligën e Kampionëve.

 

Parashikimi: Inter 3-1 Genoa