Roma do të presë Milanin në Olimpico për një nga derbit më interesant në futbollin italian.

Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 12 dhjetor (e hënë), 21:00

totti-1-e1459154778633

Lajmet rreth ekipeve

Roma
Suspendimi prej dy ndeshjesh për Kevin Strootman është tejkaluar dhe ai do të startojë ndaj Milanit dhe ndaj Juventusit.

MILAN, ITALY - NOVEMBER 20:  Fernandez Suso of AC Milan celebrates his second goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on November 20, 2016 in Milan, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Milan
Juraj Kucka nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Montella, i cili mendon që të luajë me Giacomo Bonaventuran në mesfushë.
Gianluca Lapadula është favorit që të luajë edhe pse Bacca është në dispozicion. Kolumbiani është fare pranë largimit nga Milani.

top-lojtaret

A e dini se?

Roma ka fituar 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Romës në Serie A.

Roma ka shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në Serie A.

 

Roma ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Janë shënuar së paku tri gola në katër ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.

Milani ka shënuar së paku dy gola në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Mes Milanit dhe Romës janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në Olimpico.

 

Roma është e pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Milanit në shtëpi në të gjitha garat.

Milani është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në Serie A.

vincenzomontellacittadipalermovacmilanhvj2_aw2bqdx-1

Analiza

Roma ka luajtur një ndeshje pa kurrfarë vlere ndaj Astra Ploesti në Europa League të enjtën dhe luajti me lojtarë rezervistë për të pushuar ata kryesorë.

Milani po përfiton nga fakti se nuk po luan në Evropë, por ata do të humbasin përparësinë në fjalë pasi Roma dhe Napoli do të jenë të fokusuar në kampionat tash e tutje.

Roma është rivali më kredibil i Juventusit për titull, por kjo duhet të dëshmohet në ndeshjet sikurse qe janë ato ndaj Milanit, përkundër faktit se mungon Mohamed Salah.

Milani ndoshta është ekipi i katërt më i fuqishëm në kampionat, përkundër faktit se për momentin është në vendin e dytë. Një rezultat i mirë në Romë do t’i bënte optimistë Rossonerët për pjesën e mbetur të sezonit.

Milani nuk do të ndjejë presion pasi tashmë ka tejkaluar pritshmëritë e kryesisë dhe të tifozëve, e kjo i bën ata më të rrezikshëm, por Roma do të jetë e papërmbajtshme në repartin ofensiv, kurse gol do të pranojë sipas të gjitha gjasave.

Parashikimi: Roma 3-1 Milan.