Temperaturë më e ulët prej minus tetë gradë në mëngjes është matur në Berovë. Në Shkup, stacioni matës në Petrovec, janë matur -6 gradë, -4 në Strumicë, Demir Kapi, Shtip, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Lazaropolë, -3 në Manastir, Kumanovë dhe Shkup, -2 në Krushevë dhe Dibër dhe -1 në Ohër, Pozharane dhe Vinicë, kumtoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Zero gradë Celsius janë matur në Gjurishte dhe Pretor, dy në Topolçan dhe Prilep, tre në Gjevgjeli dhe gjashtë në Dojran.

Në Maqedoni mëngjesi është me diell dhe i ftohtë, ndërsa në pjesët jugperëndimore me vranësira të vogla lokale. Fryn erë e dobët nga drejtimi verior i cili më shumë është i shfaqur në vendet më të larta dhe malet. Nëpër disa lugina dhe përgjatë Luginës së Vardarit ka mjegull me dukshmëri të zvogëluar, në Demir Kapi dukshmëria është deri në 50 metra.

Gjatë ditës, DPHM paralajmëron mot me diell me vranësira të vogla, përgjatë Luginës së Vardarit me erë mesatare veriperëndimore. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Temperatura më e ulët e ajrit do të lëviz prej 5 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë mesatare veriperëndimore. Temperatura më e lartë e ajrit do të arrijë deri në 7 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me temperatura të ulëta. Nesër do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes nëpër lugina. Rritje më të konsiderueshme të temperaturës së ditës do të ketë të premten dhe gjatë fundjavës.