Burime nga Parlamenti Evropian (PE) për Nova Tv thonë se në Maltë, Partia Evropiane Popullore (PEP) do të miratojë një rezolutë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas këtij televizioni, rezoluta përmban porosi të drejtpërdrejta për liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Njëra nga këto porosi ka të bëjë me marrëdhëniet ndëretike, të cilat mund ta destabilizojnë paqen.

Nga pjesët e rezolutës thuhet se ”Insistojmë në përmbajte nga provokimet etnike dhe i dënojmë të gjitha provokimet dhe sjelljen agresive që paraqet kërcënim për stabilitetin dhe paqen, duke patur në mendje se paqja nuk mundet, as të ndërtohet, e as të ruhet nëse bazohet në retorikë nacionaliste, populiste dhe radikale”.