Katari i ka tërhequr trupat e veta nga kufiri mes Djiboutit dhe Eritresë, ku ky shtet ka vepruar si ndërmjetës i një mosmarrëveshjeje kufitare, njofton Ministria e Jashtme e Katarit.
Kjo ministri nuk e ka treguar arsyen e tërheqjes së trupave por ky vendim vjen pasi Katari është duke u përballur me një krizë të madhe diplomatike me disa nga fqinjët e saj në Gjirin Arab. Ato i shkëputën marrëdhëniet me Katarin para dy javëve, duke e akuzuar se po u përkrah militantët islamikë dhe Iranin, akuza që Katari i mohon fuqishëm.

“Katari është një ndërmjetës i paanshëm diplomatik në zgjidhjen e krizave dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve vëllazërore dhe mike dhe do të vazhdojë të jetë një lojtar i madh në komunitetin ndërkombëtar,” ka thënë ministria.

Po ashtu, nuk e ka specifikuar numrin e trupave që do të tërhiqen.

Katari e ka informuar qeverinë e Djiboutit për tërheqjen e trupave./Express/