Mesfushori-sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është ‘mbret’ për asistime te skuadra e Vitesses në Holandë, raporton GazetaOlle.com.

Rashica pas javës së 17-të në elitën e futbollit prinë me asiste te skuadra e Vitesses, me pesë të tilla.

Rashica për dallim nga edicioni i kaluar, kur realizoi shtatë gola, ende nuk e ka gjetur golin në Kampionat, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Kupë.

Ndryshe, Vitesse ndodhet e teta në tabelë me 23 pikë të grumbulluara.renditja-e-asistuesve-me-te-mire-en-holande