Heidi Klum dalëngadalë po tërhiqet nga modelimi dhe po angazhohet në bizneset e saja. Mirëpo, 43-vjeçarja ka dëshmuar se ky hap do të ishte i gabuar falë videos së fundit.

Në fakt, supermodelja është zhveshur krejtësisht në video-kalendarin e revistës LOVE.

Ajo e ka treguar figurën e saj mahnitëse duke u shfaqur në një vaskë, ndonëse zonat intime janë censuruar.

https://www.youtube.com/watch?v=Cdn2dpYcuq4

Ky xhirim është në kuadër të shumë videove që i kanë bërë bukuroshet e njohura, në mesin e tyre edhe Irina Shayk, Bella Hadid dhe Rita Ora, të cilat kanë rikrijuar skena nga filmat e ndryshëm.