Për tri javë, më 15 maj, kryetarët e komunave dhe këshilltarët do t’i humbin plotësisht përgjegjësitë e tyre, tha në pres konferencë kryetari i Komisionit për vetëqeverisje lokale në LSDM Dejan Pavleski.
“Duhet të marrë fund sjellja e papërgjegjshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRDO-DPMNE-së. Të atyre njerëzve të papërgjegjshëm të cilët përmes kërcënimeve dhe dhunës po e bllokojnë tërë sistemin shtetëror, i cili për tre javëve do të reflektojë mbi ekzistencën e qytetarëve dhe kaos në shtet”- deklaroi Pavleski.
Sipas tij, me bllokimin në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së, po e bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, i cili është i vetmi që mund të sjell vendim për zgjedhjet lokale.