Pas nëntë viteve, Menduh Thaçi deponoi dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare. Ai në këtë post erdhi pas qëndroi një kohë të gjatë në pozitën e nënkryetarit të partisë, në kohën kur PDSH-në e udhëhiqte, Arbën Xhaferi.

Ai njoftoi opinionin për dorëheqjen e tij nëpërmjet rrjetit social, fejsbul, kurse koordinator i aktiviteteve deri në zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Azem Sadiku.

Nga PDSH nuk duan të prononcohen për datën e kongresit të jashtëzakonshëm, kurse para kamerave nuk u prononcua as sekretari, Sadiku. Pikërisht ai, në emisionin Click Plus, deklaroi se është i gatshëm që të hyjë menjëherë në qeveri me Gruevskin.

Po i njëjti person, gjashtë muaj më parë akuzonte BDI-në se po mbanë VMRO DPMNE në pushte.

“Ju jeni partner me VMRO. Ju duhet ta ndalni VMRO nëse asgjë nuk bëni, mund të lini qeverinë dhe ajo s’mund të jetë në qeveri as 5 minuta”, u shpreh Azem Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH-së.

Menduh Thaçi ishte një ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, së bashku me Arbën Xhaferin, i cili e udhëhiqte partinë, para se në atë post të vijë Thaçi. Më 30 qershor të 2007, në rekomandim të Xhaferit, drejtimin e PDSH-së e merr, Menduh Thaçi.

Në vitin 2006, Xhaferi dhe Thaçi udhëheqin partinë  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku fituan njëmbëdhjetë mandate, dy më pak se BDI. Por edhe pse nuk fitoi zgjedhjet, PDSH vendosi të hyjë në qeveri, vendim për të cilin Thaçi ka pranuar disa herë publikisht se ka qenë i gabuar.

Presioni i madh, rasti “Brodeci”, i dha fund koalicionit VMRO-PDSH vetëm dy vjet pas formimit, kurse vendimi për të hyrë në qeveri u reflektua menjëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që u mbajtën në 2011-tën. PDSH fitoi vetëm 5 mandate, kurse oponenti i tyre politik 18 mandate. Pakënaqësia në parti ishte e madhe, kurse disa anëtarë të partisë kërkuan edhe dorëheqjen e Thaçit. Si rezultat i pakënaqësisë nga rezultati dhe mos dorëheqja e Thaçit, u formua Demokracia e Re, nga ish anëtari i PDSH-së, Ymer Selmani. Rezultati i PDSH-së u përmirësua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, por sërish kjo parti ishte humbëse karshi BDI-së. PDSH mbeti jashtë qeverisë edhe një herë, kurse presionit të partisë ju shtua edhe presioni i opinionit, i cili kërkonte edhe një herë dorëheqjen e Thaçit. Dorëheqja nuk erdhi, kurse kjo rezultoi edhe me një parti të re. Kësaj radhe, Ziadin Sela formoi Lëvizjen për Reforma PDSH. Partia e Thaçit e prek fundit pas zgjedhjeve të dhjetorit, vetëm dy deputet, kurse Thaçi e mban premtimin që e dha para zgjedhjeve, dhe jep dorëheqje.