Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr Al-Baghdadi, është akoma gjallë pavarësisht nga përpjekjet e koalicionit për ta vrarë dhe zërave që qarkullonin në fillim të dhjetorit që e cilësonin të vdekur.

Kështu është shprehur zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook për CNN. Sipas tij, agjencitë amerikane të sigurisë “mendojne se Baghdadi është akoma gjallë dhe drejton ISIS-in”.

“Jemi duke bërë të pamundurën për të rënë në gjurmë të lëvizjeve të tij. Nëse do të kemi mundësi, do ta gjykojmë ashtu siç e meriton”.

Në fillim të muajit, SHBA-të dyfishuan shpërblimin për atë që jepte informacion për Kalifin.

3 nëntorin e shkuar, pas një viti heshtjeje, ishte kthyer të fliste. Në një mesash audio të shpërndarë në internet nga ISIS-i, lideri i Shtetit Islamik i kërkoi ushtarëve të tij të vijonin luftën kundër “armiqve të Zotit” dhe u shpreh “optimist” në fitore edhe pas mësymjes së forcave irakiaane të mbështetura nga Amerika për të rimarrë Mosulin.

Në mesazh, Al Baghdadi kërkonte sulme kundër Turqisë dhe Arabisë dhe pohonte që “lufta dhe xhihadi i madh që Shteti Islamik po lufton, shton vetëm bindjen tonë se Zoti do që ky të jetë një prelud i fitores”.