ep Guardiola tashmë ka trofeun e tij të parë në Angli. Në sezonin e tij të dytë në krye të Manchester City, pas mbarimit të vitit të tij të parë në Angli duarbosh, trajneri katalanas ngriti lart trofeun e Kupës së Ligës, falë fitores 3-0 kundër Arsenalit, në finalen e “Wembley”, në stadiumin ku ka fituar një finale si lojtar (Kupa Europiane 1991-1992, me Barcelonën) dhe dy si trajner (Liga e Kampionëve 2010-2011 me Barçën dhe Kupa e Ligës me Manchester City).

Titujt e Guardiolës
Te Barcelona (14): 3 La Liga (2008-09, 2009-10 dhe 2010-11), 2 Kupa Mbreti (2008-09 dhe 2011-12), 3 Superkupa të Spanjës (2009, 2010 dhe 2011), 2 Champions (2008- 09 dhe 2010-11), dy Superkupa Europiane (2009-2011) dhe 2 Botërorë të Klubeve (2009 dhe 2011)
Te Bayern Munich: 3 tituj të Bundesliga (2013-14, 2014-15 dhe 2015-16), dy Kupa të Gjermanisë (2013-14 dhe 2015-16), një Superkupë Europiane (2013) dhe 1 Botëror për Klubet (2013)
Te Manchester City: Kupa e Ligës (2017-18)

Që nga maji i vitit 2016, kur fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayernin, Guardiola nuk kishte fituar asnjë titull. 645 ditë të thatësirës, që përfundoi në “Wembley”, duke arritur trofeun e njëzet e dytë të karrierës së tij. 14 me Barcelonën, 7 me Bayernin dhe 1 me Manchester City e rrumbullakosin rekordin në stol të Pep Guardiolës. Ai humbi në “Mestalla”, me Barcelonën kundër Real Madridit në “Copa del Rey”, sezoni 2010-2011. Në Premier League, Manchester City është lider, me 13 pikë më shumë se Manchester United. Me Kupën e Ligës në “qese”, Guardiola vazhdon të grumbullojë trofe. Ajo e djeshmja është e pesta “League Cup”, që fitojnë “qytetarët” në historinë e tyre. Vetëm Liverpool ka më shumë (tetë).

Në nëntë sezonet që stërvit në elitën e futbollit europian, Guardiola ka fituar 22 tituj. Thuajse ngre një trofe në çdo 23 ndeshje. Ai është kthyer në rrugën e tij të vjetër.