Rreth 30 ari mal në fshatin Sllovij të Lipjanit janë përfshirë nga flakët thuhet në raportin policor.

Njësia policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor.

Shkaku i temperaturave të larta edhe qyteti i Vushtrrisë është në alarm. Atje po digjen malet në fshatin Gojbulë dhe Begaj të Komunës së Vushtrrisë. Tymi i dendur i ka përfshirë edhe vendbanimet si dhe një pjesë të qytetit të Vushtrrisë.

Era që po fryen po e zgjeron edhe më shumë zjarrin ndërsa zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku pritoritet kanë mbrojtjen e shtëpive nga zjarri në fshatin Gojëbulë, ka thënë komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni.