Ka përfunduar takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në pyetjet e gazetarëve tha se: “në këtë takim është biseduar për Deklaratën e përbashkët dhe nga ky takim dolëm me dy përfundime.

E para është se nënshkrueset e Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit të cilët do të merren me krijimin e rregullores, ndërsa e dyta është harmonizimi i qëndrimeve rreth ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e kemi përgatitur ne”, deklaroi mes tjerash Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se të gjithë partitë të cilat duan t’i prezantojnë votuesit e tyre, vendin e kanë në këtë tryezë të përbashkët. “Ne vazhdojmë të jemi kundërshtarë politik, por kur vjen puna tek interesat e shqiptarëve duhet të bëhemi bashkë”, deklaroi Sela.

Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të tij Artan Grubi nuk dhanë deklarata për gazetarët.

https://www.youtube.com/watch?v=KzjdmrTXhzg