Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë.

Kështu, në kuadër të blicit, në një fshat të Përmetit është zbuluar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Magazina në fjalë ndodhet në fshatin Pagri dhe sasia e kanabisit që është gjetur në të, e futur në thasë të zinj, është e konsiderueshme.

Në operacion po marrin pjesë edhe agjentë nga Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Policia e Përmetit.