Edhe këtë vit që po e lëmë pas ka pasur shumë personazhe për të cilat është folur shumë, por ka disa prej tyre të cilët janë folur më shumë se të tjerët falë veprimeve të tyre por edhe aktiviteteve të tyre.

Ju prezentojmë me personazhet më të përfolura të vitit 2016 e të cilët përveç artistë ka edhe politikanë

Era Istrefi

era-istrefi

Kënga e saj “Bonbon” u kthye në një fenomen ku po dëgjohet në mbarë botën.

Viti 2016 për Era Istrefin kishte nisur mbarë, jo vetëm se kënga e saj po dëgjohej në çdo vend të botës dhe shkrimeve të mediave vendore e të huaja, por edhe pse ajo kishte nëshkruar në muajin shkurt një kontratë me një nga shtëpitë diskografike më të njohurat në botë si “Sony Music”, kontratë e cila peshonte hiq më pak se 1.5 milionë dollarë.

Era vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara shqiptare, pasi është duke punuar albumin e saj me Ultra Music i cili do të jetë ndërkombëtar.

Ramiz Lladrovci

ramiz

Ai ishte Ambasador i Kosovës në Shqipëri, por u bë i njohur kur la këtë post diplomatik për të hyrë në garë për të parin e Drenasit. Më shumë se kandidatura e tij, Ramiz Lladrovci u komentua e u stërfol pas  një deklarate që duket se i shpëtoj nga goja e që ishte “Forca e bon fuqinë o Adriatik”, e që në fakt duket se ka dashur të tregojë fuqinë e partisë së tij përmes fjalës “Bashkimi bën fuqinë”.

Pas kësaj shpërthyen shakat nëpër rrjetet socale me gafën “Forca e bon fuqinë”, fjali e cila e bëri Lladrovcin një nga personazhet më të përfolura të vitit edhe pse u “zbulua” shumë vonë.

Linda Morina

lindaaa

Linda Morina është një nga emrat i cili edhe sot vazhdon të jet mjaft prezent në media, me talentin e saj të cilin vazhdon ta mbrojë se e ka në muzikë, ajo shpesh surprizon edhe me video të ndryshme, ndërsa së fundmi e kemi parë edhe në rolin e trajnerës së fitnesit.

Linda pati thënë se e ka mbështetjen e plotë të familjës së saj për gjithçka që bën.

Mos u habisni nëse Linda do të vazhdoj të jet po aq prezente në vitin 2017 sa në vitin qe po e lëm pas…

Ismet Hebibi

ismet-hebibi

Kanditatura e vetëshpallur për president të shtetit e bëri emrin e Ismet Hebibit të njohur për publikun në fillim të vitit 2016.

Mjeku popullor nga Juniku, u përfol  shumë për  kandidaturen e tij por edhe për stilin e flokëve i cili ngjante me kandidatin e atëhershëm, tani president i zgjedhur i SHBA’së Donald Trump dhe me deklaratat e tij mjaft interesante.

Tuna

tunaa

Edhe emri i këngëtares Tuna, ka qenë mjaft i përfolur në vitin 2016, në fillim ajo u bë kryetem e lajmit pas ndarjës nga reperi Cozman, e më pas u përfol se është në lidhje me këngëtarin Yll Limani.

Nuk shkoj shumë gjatë dhe u zbulua se ajo është shtatëzënë të cilën edhe vet e ka konfirmuar, ndërsa babai i fëmijës së saj është Patris Berisha, vëllai i këngëtarit Robert Berisha dhe kunati i këngëtarë Nora Istrefi.

Me gjithë këto, Tuna gjatë gjithë kohës e ka zgjedhur heshtjen dhe nuk ka komentuar as nuk ka folur asnjëherë për media, përveç se po pret të bëhet nënë.

Blero-Afrona – Teuta

blero13-938x535

Treshja e cila ishte kryelajm i viti 2015, vazhdoj ta mbajë këtë ritëm edhe vitin që po shkon, duket se vajza e tyre Tara po vazhdon t’i mbaj të bashkuar ish-çiftin Teuta dhe Bleron, për më tepër kohët e fundit edhe Afrona ka arritur të krijoj një mardhënie të mirë me Teutën, e cila flitet se e ka ftuar këto ditë për drekë në banesën e saj.

Eneda Tarifa

eneda

Që kur kishte fituar në edicionin e 54’të në Festivalin e Këngës në RTSH, këngëtarja Eneda Tarifa, ishte bërë pjesë e mediave, në shumicen e rasteve ishte kontestuar fitorja e saj, ndërsa kur shkoi në Eurovision, nuk i kanë munguar skandalet, duke u bërë pjesë e mediave rozë.

Camila Barraza

camila

Që kur u pa emri i një argjentinase në listën e vajzave pjesëmarrëse në Miss Kosova, ajo ishte bërë pjesë e mediave.

Argjentinasja Camila Barraza, befasoj të gjithë kur u shpall fituese në garën e më të bukurës në Kosovë, lidhja e saj me Kosovën u tha se është nga i dashuri i cili është kosova, polemikat se ajo kishte ardhur vetëm për fitore nuk munguan.

Nuset

nuset-1-780x439

Ato nuk ishin të njohura por për një momente u bën pjesë e mediave.

Nusja e djalit të Shyhrete Behlulit, Nusja e djalit të Kryeministrit Isa Mustafa, Nusja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, ishin padyshim nuset më të përfolura të vitit.

Mediat kanë përciellur me detaje përgatitjet për dasmat e tyre dhe sot vazhdojnë të zgjojnë interesim për çdo postim që bëjën në rrjetet sociale.

Lindita Halimi

lindita-halimi-fik55-albania-eurovision-600x400

Lindita Halimi, kosovarja e cila jeton në SHBA, befasoj në fillim shqiptarët kur u pa në “American Idol” e më pas edhe jurinë në të cilën ishte pjesë edhe këngëtarja e famshme Jenifer Lopez, e cila ishte mahnitur nga zëri i fuqishëm i kosovares.

Po aq e paparlajmëruar ishte edhe pjesëmarrja e saj këtë dhjetor në “Festivalin e Këngës” nga i cili trimfoj duke u shpallur fituese dhe automatikisht fitoj të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” në maj të 2017.

Fitorja e saj në festivalin e RTSH’së por edhe përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest” do ta bëjnë Linditën që të jetë mjaft e përfolur dhe prezente edhe në vitin 2017.

burimi: magazina.al


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.