Eksperti i çështjeve të Ballkanit, David Phillips ka deklaruar se ka ardhur koha që SHBA-ja të njohë kush janë miqtë e saj në botë dhe të punojë në mbështetje të tyre, në vend që të mundohet të qetësojë kundërshtarët e saj.

Në një intervistë për “VOA”, Phillips ka thënë se, disa vende të Ballkanit Perëndimor janë mbështetur gjithnjë nga SHBA dhe nga ana e tyre i kanë premtuar besnikëri dhe mbështetje Amerikës, NATO-s dhe BE-së.

“Është koha që institucionet perëndimore të dalin në pararojë, të bëjnë të qartë angazhimin e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, duke stabilizuar kështu rajonin dhe duke ofruar një mburojë kundër ekspansionizmit rus”, ka thënë Phillips.