Eshtrat e shkrimtarit dhe atdhetarit Mid’hat Frashëri kanë mbërritur në atdhe. Eshtrat mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure, duke plotësuar kështu pas 89 vitesh testamentin e e Mid’hat Frashërit, i cili kërkoi që të varrosej në oborrin e Institutit të Albanologjisë.

Homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mid’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve. Kthimi i eshtrave të tij më datë 14 nëntor përkon edhe me 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.