Në disa degë dhe struktura të BDI po vlon nga pakënaqësitë, për shkak të paralajmërimeve se ato mund të ngelen pa poste ministrore, shkruan INA.

Siç mëson portali, kjo atmosferë po ndodh në Strugë, Kumanovë, Tetovë, Studeniçan, pasi që paralajmërimet janë se këtyre degëve u ishte premtuar gjatë kohë se do të kenë ministra.
Burime të ‘’Strugalajm.com’’ nga BDI konfirmojnë se tashmë piketat për prezantimin kadrovik të kësaj partie në qeverinë e ardhshme me Kryeministër Zoran Zaev janë vendosur.

Integristët sipas këtyre burimeve do të shkojnë me një kombinim emrash duke përfshirë kuadro të dëshmuar të partisë, si dhe me emra të rinj që pritete të dëshmohen në qeverisja.

Me shumë gjasë edhe në këtë përbërje BDI nuk do të ketë kuadër nga Struga që do të përfshihet në kabinetin e qeverisë në pozicionin e ministrit saktësojnë këto burime, shkruan portalet nga Struga.

Edhe në Kumanovë, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të revoltuar se edhe kësaj radhe do të ngelen pa ministër dhe se vazhdimisht kuadrot e tilla janë marrë nga dega e Likovës, për shkak të pozicionit të fortë të Sadulla Durakut në kreun e BDI. Duraku edhe kësaj radhe sipas anëtarëve lokal të kësaj partie, do të vulos se kush shkon ministër dhe për pazaret e tjera për poste të larta në eshalonet e dyta dhe të treta./INA/