Një punonjës i zbatimit të ligjit – anëtar i Shoqatës së Policëve Shqiptaro-Amerikan, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, një fotografi në kohën e lirë, veshur me një bluzë të bardhë ku mban para trupit një karton të stamposur me thirrjen: “Megjithëse, nuk jam në Kosovë – jam me Ramushin”.

Ky nuk është rasti i parë nga policët shqiptarë në radhët e NYPD, që demonstrojnë me simbolet tona kombëtare.

Në korrik të vitit të kaluar ishin tre policë shqiptarë nga uniformat blu që pozuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, me pëllëmbat në formë Shqiponje në mes të New Yorkut.

Ata ishin gjatë detyrës veshur me uniformë të Policisë së New Yorkut, kur janë fotografuar dhe të njëjtën fotografi e kanë postuar në rrejetin social Facebook.

Megjithëse, nuk dihej përkatësia e dy të tjerëve, por polici i mesit në atë fotografi është një shqiptar nga Kosova. Ai është A.K, i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por që tash jeton në Amerikë.28 vjeçari së bashku me familje ka emigruar në Amerikë, pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut.

me-ramushin