Policia e Nju-Jorkut ka nderuar figurën e Mid’hat Frashërit, gjatë ceremonisë së mbajtur dje, për riatdhesimin e eshtrave të tij në Shqipëri.

Sikundër duket nga këto foto të publikuara në rrjetet sociale, policët nderojnë me respekt arkëmortin e mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar.

Eshtrat e Mid’hat Frashërit do të përcillen nga varrezat Ferneliff në Harstadle të Nju Jorkut, drejt kodrave të Liqenit në Tiranë, pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës.

Frashëri është një figurë poliedrike, që ka dhënë kontribut të madh për kombin shqiptar. Eshtrat kthehen në atdhe pas 69 vitesh.