Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore, shkrun Top Channel.“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.