Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorit, i ka shoqëruar 10 vëzhgues të organizatës “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj tha se vëzhguesit janë shoqërurar në Stacionin Policor të Gjakovës me qëllim të verifikimit.

“Pas verifikimit është konstatuar që akredimet që ata kanë pasur janë të lëshuara në mënyrë të rregullt nga KQZ-ja dhe të njëjtit janë liruar për të vazhduar tutje”, tha Selimaj, kryeprokuror i Gjakovës për KALLXO.com. Mësohet se asamblistë të PDK-së dhe AAK-së janë futur në listën e vëzhguesve të akredituar nga KQZ nën emrin e organizatës  “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”.

PDK-ja dhe AAK-ja nuk e kanë mohuar se zyrtarë të tyre janë vëzhgues të zgjedhjeve në emër të kësaj OJQ-je.

Edhe në konferencën për media të KQZ-së është diskutuar skandali e vëzhgueseve.