Mëngjesin e sotëm është vandalizuar Shtëpia e Alfabetit në Manastir. Është thyer dera e shtëpisë, ndërsa në të është ngjitur edhe një grafit ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”, raporton Alsat TV dhe TV Shenja.

Ende nuk dihen autorët e këtij akti vandal.

Kujtojmë se sot shqiptarët festojnë 22 nëntorin- Ditën e Alfabetit, ndërsa në Manastir pritet të mbahet manifestim në lidhje me këtë datë historike për shqiptarët.

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x530c6m_vandalizohet-shtepia-e-alfabetit_news