Një 43 vjeçar nga fshati Tale në Lezhë është arrestuar nga policia pasi drejtonte një automjet tip “Ferrari”.
Sipas burimeve të policisë makina rezultonte e vjedhur në shtetin fqinj të Italisë.
Forcat policore kanë sekuestruar makinën e kushtueshme të riut me inicialet S. M., si dhe kanë nisur verifikimet e mëtejshme për të.
Policia bëri verifikimet dhe makina rezultoi e vjedhur në Itali. Ferrari tani është parkuar në Komisariatin e Lezhës. Lezhjani nga Tale kaloi nga sedilja e luksit, në bankën e të akuzuarve.