Alma Lama nuk do të jetë më ambasadore, në rast se Ministria e Punëve të Jashtme aplikon standarde të njëjta përkitazi me fyerjet publike që i bëjnë anëtarët e shërbimit diplomatik.

Tashmë ka një precedent kur një drejtues misioni është shkarkuar për të njëjtin motiv, shkruan sot Koha Ditore.

Lama, ambasadore në Romë, do t’u nënshtrohet procedurave disiplinore pas fyerjes që u ka bërë Kohavisionit (KTV) dhe gazetarit të këtij televizioni, Xhemajl Rexha, i cili e drejton emisionin “Interaktiv”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar këtë të premten.

Xhafer Ahmeti, sa ishte i ngarkuar me punë në misionin diplomatik në Mal të Zi, kishte postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku e kishte fyer ish-kryeministrin e Shqipërisë, gjë që ishte konsideruar si skandal diplomatik. Ministri Hoxhaj kishte marrë vendim për kthimin e menjëhershëm të tij në Prishtinë. Kjo, me arsyen se komentet e Ahmetit nuk paraqisnin qëndrimet e institucioneve të Kosovës.

Gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha, ka shprehur pritjen që e njëjta masë të aplikohet edhe kundër ambasadores Lama. (r.m.)