Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi zhvillojnë këtë të enjte një vizitë në Shkup. Ata do të marrin pjesë në akademinë solemne me rastin e 110 vjetorit të kongresit të manastirit.

Të dy presidentët do të jenë të pranishëm edhe në koncertin e violinistit Shkëlzen Doli, i cili do të performojë me orkestrën filarmonike të Maqedonisë.

Qëllimi i këtyre eventeve është dhënia e mesazheve për rëndësinë e kultivimit dhe zhvillimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në Maqedoni.

Ditë më pare presidenti Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e manastirit ku vizitoi muzeun e gjuhës shqipe dhe shpërndau për fëmijët në mënyrë simbolike 110 abetare.

Në suaza të festimit të Ditës së alfabetit shqip dhe 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të shetiten nëpër Çarshinë e vjetër në Shkup. Gjithashtu prezent do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shetitja nëpër Çarshi, siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të përfundojë para mozaikut (Muralit) në sheshin e Skëdnerbeut, ku do të vendosen lule para përmedores së tij.