“Pas publikimit të raportit unë paralajmërova se do ta padisë senatorin Dick Marty. Por ai kishte imunitet dhe padia nuk do të mund të ndodhte”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Ai ka thënë se “vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike dhe jo si nevojë për drejtësi”.

Presidenti ka thënë se, për ta ruajtur partneritetin me aleatët, ka pranuar që ta udhëheqë një proces aspak të lehtë, raporton Insajderi.

Sipas tij, Serbia ka dorëzuar mbi 80 mijë dosje për Gjykatën Speciale, përfshirë edhe raportin e Dick Martyt, të cilat mund të përdorën në këtë proces.

Thaçi ka thënë se kjo gjykatë është një-etnike, vetëm kundër shqiptarëve dhe ajo nuk do të merret me shqyrtimin e asnjërës prej 400 masakrave të kryera në Kosovë nga forcat serbe.

Këto deklarata presidenti Thaçi i ka bërë sot gjatë një paneli të organizuar nga OJQ-të me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”./Insajderi.com