Krahasimi mes rastit të Naser Eshtrefit (vrasja në vetëmbrojtje në Gjorçe Petrov) dhe rastit të fundit të Boban Iliçit, ose siç njihet në opinion si rasti i Almirit të vogël, janë dëshmia më e qartë se si gjykatat japin vendime në baza etnike.

Ne kemi analizuar një aspekt të dytë në këto raste dhe përsëri janë një dëshmi e fortë, se bëhet fjalë për gjykime etnike, shkruan Pacensure.com

Në të dy rastet kemi edhe prindër të përfshirë në ngjarje. Në të gjitha dëshmitë të cilat do t’i prezantojmë tregojnë se Sasho Petkovski (prindi i Angellit të vrarë), e dhunoi me 18 plagë në shpinë Naser Eshtrefin. Në fotografi do ju paraqesimin edhe lëndimet trupore të cilat janë dëshmi për rrahjet brutale të Eshtrefit, por edhe dëshmi se ky sulm ndaj Eshtrefit ka qenë me paramendim, janë faktet se në veturën e Saso Petkovskit, e cila ka qenë e parkuar pak metra nga vendi i ngjarjes janë gjetur shufra metali me të cilat është qëlluar Eshtrefi.

Por gjykata as nuk ka ngritur akuzë ndaj prindit të maturantit të vrarë Saso Petkovskit për sulmin brutal ndaj Eshtrefit. Andaj ne bëmë vetëm një krasim me prindin e Almir Aliut, i cili përkundër prindit të Petkovskit ka sulmuar Boban Iliçin pas revoltës që i vrau të birin.
Prindi i katërvjeçarit të ndjerit Almir Aliut, Sedat Aliut, u dënua me 6 muaj burg me kusht, ndërsa ndaj prindit të Angel Petkovskit, Saso Petkovskit nuk u ngrit as aktakuzë.