Sistemi u ujistjes dhe kullimit pët bujqësinë është pjesa më e amortizuar e trashnëguar nga infraktura e periudhës komunitë të para 1990. Kjo është sektori i vetëm për të cilin trajtimi me fonde ka qenë inekzistent.

Ministria e Bujqëisë ka përllogaritur së fundmi se, për një periudhe 10 vjeçare kostoja totale e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në siperfaqen potencialisht te ujitëshme prej 360 000 ha është rreth 253.6 milion USD.

Ministria e Bujqëisë gjithashtu ka llogaritur se për rikthimin e infrastrukturës së kullimit në parametra optimal në sipërfaqen potencialisht të kullueshme prej 280 000 ha është rreth 56.5 milion USD.

Rehabilitimi i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat egzistuese vlerësohet në rreth 130.2 milion USD. Ndërsa rritja e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/ rikonstruksionit të argjinaturave egzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja, vlerësohet në rreth 276.8 milion USD.

Ne total, kostoja e vlerësuar për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastruktures së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuareve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga permbytja është rreth 717 milion USD.

Ministria e Bujqëisë ssqaron se edhe me kontributin  61 bashkive, brenda vitit 2017 sipërfaqja e ujitshme (me infrastrukturë të rehabilituar pjesërisht/plotësisht) pritet të arrijë në rreth 220 000 ha.

Qeveria llogarit se në kushtet e reja të decentralizimit të kompetencave dhe përgjegjësive në sektorin e ujitjes dhe kullimit, bashkitë do të marrin masat e nevojshme për mbledhjen e tarifës së ujitjes nga gjithë pronarët e tokave brenda zonës së mundëshme të shërbimit të ujitjes.

Kjo do të mbulojë kostot fikse të ujitjes, duke përfshirë shpenzimet e mirëmbajtjes, stafin dhe zyrat. Tarifa e shërbimit të ujitjes do të mbulojë kostot e ndryshueshme të ujit për ujitje të siguruar faktikisht për ata fermerë, të cilët hyjnë në marrëveshje shërbimi me Njësinë e Ujitjes dhe Kullimit të bashkisë.

Megjithat ekspertët e Bujqëisesë lajmëtojnë se , asnjë nga investimet e përmendura  nuk do të jetë me efektivitet, nëse nuk sigurohet mirëmbajtja dhe operacionet e duhura nga institucione dhe praktika menaxhimi efektive. Kjo nënvizon prioritetet që duhet të vendosen në reformat institucionale dhe ndërtimin e kapaciteteve…