Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, është themeluar një mekanizëm i pavarur institucional, i quajtur RYCO (RAJKO), e cila synon të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit mes të rinjëve në rajon, përmes programeve të shkëmbimeve rinore.

Ndërsa sot ambasadorët e Francës, Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë ishin të pranishëm në Shkup për ta prezantuar këtë organizatë edhe para të rinjëve të këtij vendi, duke ftuar shoqërinë e Maqedonisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për hartimin dhe propozimin e projekteve konkrete.

RYCO është frymëzuar nga modeli franko-gjerman i pajtimit, ndërkaq krijimi i saj ishte i mbështetur nga Zyra e Rinisë franko-gjerman si dhe nga projekte të tjera rinore evropiane.

RYCO është pjesë përbërëse e agjendës së procesit të Berlinit, e vendosur në Samitin e Berlinit të vitit 2014, në atë të Vjenës të vitit 2015, e ndjekur më tutje nga samiti i Parisit, në vitin 2016 dhe samitin e ardhshëm të Triestes në vitin 2017.