Plot 126 vjet burg ka kërkuar prokuroria për të gjithë të pandehurit e dosjes “Xibraka” ku mes tyre është edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha.

Në pretencën e paraqitur sot, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet burg për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe thuajse nga kaq edhe për të pandehurit e tjerë.

Ermal Hoxha është akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”, pas zbulimit të laboratorit të drogës në Xibrakë, ku sipas hetuesve punonte edhe Ermali.

Bashkëshorti i këngëtares u arrestua pasi agjentët e policisë e kishin filmuar të vizitonte laboratorin e kokainës. Në shtëpinë e prindërve të Rezarta Shkurtës, në Durrës, polica gjeti edhe makinën e tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, me të cilën Ermali kishte udhëtuar drejt Xibrakës.

Për dënimin e Ermalit, por dhe anëtarëve të tjerë të grupit të arrestuar bashkë me të pritet vendimi i gjykatës.

Pretenca, sa vite burg

Ermal Hoxha 13 vjet burg

Ilir Hyseni 14 vjet burg

Genci Xhixha 15 vjet burg

Arjan Dalipi 13 vjet burg

Cesar Avilla (kolumbian) 14 vjet burg

Valter Moreno (kolumbian) 14 vjet burg

Sajmir Batku 15 vjet burg

Gentian Gjonaj 14 vjet burg

Klement Dalipi 14 vjet burg

xing.al