Më datë 04.11.2016 Prokuroria Speciale ka dërguar kërkesë deri Prokuroria Themelore që të merr përsipër lëndën e rastit të Sopotit.
“Lënda është kërkuar me qëllim që të vendosim nëse ky rast bie në kompetencat e Prokurorit Publik Special, duke pasur parasysh bisedën e bërë publike, nga ndjekja e jashtëligjshme e komunikimeve”, thuhet në njoftimin e PSP-së.