Agjencia ”Marili” do ta promovojë klubin e afarizmit të grave menaxhere, qëllimi i së cilës është lidhja e grave menaxhere dhe përmirësëimi i komunikimit ndërmjet tyre,

Klubi do të jetë vend ku gratë menaxhere do të mund që të promovojnë idetë e tyre dhe inovacionet, të përfitojnë mbështetje, marketing dhe promovim.

Në kuadër të klubit do të organizohen edhe punëtori tematike për projekte të caktuara, ndërkaq vend të veçantë do të kenë projektet humanitare për shëndetin e grave dhe kategorive sociale të grave, fëmijëve të sëmurë dhe atyre pa prindër.

Në aktivitetin që do të mbahet këtë të mërkure, pritet të marrin pjesë mbi 50 gra menaxhere.