Qeveria e re dhe vullneti i saj për të lëvizur nga vendi bisedimet me Greqinë për emrin, janë komentuar shumë në mediat greke . Vizita e shefit të ri të diplomacisë së Maqedonisë javën që lamë pas në Athinë, ka bërë që mediat të fillojnë të dalin edhe me propozimet e palës greke për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Maqedonia e Vardarit do të jetë një propozim për qeverinë e Maqedonisë si mënyrë për zgjidhjen e problemit me emrin, njofton javorja greke “Real News”. Sipas gazetës, Qeveria e Greqisë vlerëson se përkufizimi gjeografik “e Vardarit” do të anashkalojë kërkesat irredentiste nga ana e maqedonasve.

Gazeta javore “Real News” shton se propozimi alternativ nga pala greke mund të jetë edhe “Republika  e Shkupit”, propozim të cilin Maqedonia e mori gjatë bisedimeve paraprake. Propozimet, sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe ndërmjetësin Metju Nimic./Gazeta Express/