Nën organizimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në disa qytete, përfshirë, Gjilanin, Ferizajn, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin po zhvillohen protesta me kërkesën kryesore për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

Protesta në ngjashme mbahen edhe në Tiranë dhe Shkup. Kurse javën e kaluar një e tillë është organizuar në Prishtinë.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.