Numri amë është numri vetëm identifikues te qytetarët, i cili në vete përmbanë thuajse gjithçka që ndërlidhet me pronarin e tij, duke filluar nga të dhënat për datëlidnjen, gjinia, lokacioni, qyteti…Për këto shkaqe shpesh ndodh i njejti edhe të keqpërdoret në mënyra të ndryshme, kurse ka pasur edhe shembuj ai të gjendet edhe në vendet pubike, e edhe në gazeta.

Që të ndërpritet kjo dukuri më tej, organizata joqeveritare “Softuer i hapur në Maqedoni”, do të nis iniciativë për reforma në Ligjin për numrat amë, pasi i njejti përmbanë të dhëna personale për qytetarët.

Sipas tyre, Drejtoria për mbrojtje të të dhenave personale, deri tani ka identifikuar më shumë raste për keqpërdorim të numrit amë siç është publikimi tij në shpallje në procedura përmbaruese dhe evidentimi në paraqitjet nëpër kompani.

“Rasti fundit që tërhoqi vëmendjen e opinionit, u raportua në listën zgjedhore nga ana e KSHZ-së në të cilën secili mund të kishte qasje dhe të kopjojë të dhëna nga ai. Pasi numri amë lehtë mbahet mend, qasja e pakufizuar në ueb faqen e KSHZ-së, lë më shumë hapësirë për keqpërdorim”, thonë nga kjo organizatë joqeveritare.

Nga “Softuer hapur në Maqedoni”, informojnë se helumtimi tyre ka përvojë nga Republika e Kroacisë, e cila, si pjesë e ish Jugosllavisë, ka përdorur forma të njejtë të numrit amë si edhe yni. Shtojë se ndryshimi numrit amë nuk është kusht për hyrje në Bashkimin Evropian.

Nga atje shtojnë se motivi për ndryshim që është deponuar në reformë është mbrojtje e privatësisë së qytetarëve. /flaka/