Dihet se femrat janë të prira më lehtë për të qarë. Derisa shikojnë ndonjë film romantik, në martesë, duke dëgjuar muzikë dhe kështu me radhë. Arsyetimi është kërkuar shpesh në faktin se femrat janë më emocionale, por një nga arsyet kryesore është fakti se femrat kanë kanalin lotsjellës të cekët, i cili mbushet dhe derdhet shpejt. Kjo karakteristikë fiziologjike dhe ndryshimet hormonale tek femrat janë arsyet kryesore pse femrat qajnë më shpesh se meshkujt.

Ed Vingeroets, një psikolog në Universitetin “Tilburg”, ka kryer shumë kërkime mbi temën e lotëve të shkaktuar nga emocionet.

Ai erdhi në përfundim se femrat qajnë 30-64 herë në vit, në krahasim me meshkujt të cilët qajnë 6-17 herë në vit. Megjithatë, ai e distancon veten nga ky përfundim, sepse shumica e gjetjeve janë të bëra në bazë të vetëvlerësimit dhe beson se shumica e meshkujve gënjejnë kur është fjala për të qarë.

– Kanali lotsjellës: Meshkujt janë ndërtuar biologjikisht të qajnë më pak, sipas shumë ekspertëve, duke përfshirë, Vingeroets-in. “Shumë studime në vitet e mëparshme kanë zbuluar se meshkujt kanë një kanal më të madh lotsjellës në sy, prandaj edhe lotimi është më i rrallë”, tha Dr. Joffrey Gudfelou, profesor asistent në kolegjin e optometrisë në Çikago. Qysh në vitin 1960, një studim nga Universiteti i Miçiganit zbuloi se kanalet lotsjellës tek femrat janë më të cekët dhe më të shkurtër.

– Kohëzgjatja e të qarit: Vingeroets studioi edhe faktin se sa mesatarisht zgjat të qarit tek meshkujt dhe femrat. Studimi përfshiu 5000 persona. Kjo rezultoi se femrat qajnë mesatarisht gjashtë minuta kurse meshkujt 2-3 minuta. Vingeroets supozon se meshkujt qajnë më pak për shkak të ndikimeve sociale: Lotimi nuk përshtatet në imazhin që shumica e njerëzve e kanë për meshkujt, prandaj ata përpiqen për t’u përmbajtur nga lotët.

– Hormonet: Hormonet janë një tjetër arsye e këtij shpjegimi. Ed Vingeroets beson se testosteroni pengon të qarën. Meshkujt që vuajnë nga kanceri i prostatës, për shembull, janë shumë më emocional se të tjerët, sepse nivelet e tyre testosterone janë më të ulëta. Por nuk është në pyetje vetëm testosteroni. Kur biokimisti William H. Frey analizoi lotët e shkaktuara nga emocionet dhe lotët e shkaktuar nga iritimet, ai gjeti se lotët emocionale përmbajë prolaktinë, një hormon që është i lidhur me emocionet. “Tek femrat e rritura niveli i prolaktinës është 60 për qind më i lartë sesa në meshkuj. Ndoshta kjo është arsyeja pse gratë qajnë më shumë. Para pubertetit, niveli i prolaktinës është i njëjtë në të dy gjinitë”, tha në fund Ed Vingeroets.