Pas bastrisjes së sotme katër orëshe të zyrës së gjykatësit Vlladimir Pançevski, shtëpisë së tij, si dhe shtëpive të dy të punësuarve në gjykatë, prokurorria special Katcia Janeva deklaroi se kanë grumbulluar dëshmi për shkak të hapjesë së procedurës parahetimore për dhënie të sekretit zyrtarë dhe ndreqje të lëndëve, transmeton FLAKA.

Për shkak të fshehtësisë së procedurës, Janeva nuk i zbuloi detajet e hetimit, megjithatë, pasi “Focus” mëson jozyrtarisht nga burimet e saj, PSP dyshon se informacioni i fshehtë kriminal ka rrjedhur nga Gjykata Penale në vilën presidenciale në Vodno, më saktësisht te Presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas spekulimeve, PSP dyshon se përmes Pançevski, Presidenti Ivanov ka mësuar emrat e të dyshuarve dhe dëshmitarëve të PSP-së, të cilat duhej të mbaheshin sekrete në atë fazë. Siç njihet edhe në listën e të falurve nga Presidenti Ivanov, përmendet edhe emri i të ndjerit Kosta Krpaç, pas së cilës PSP, pas vdekjes së tij misterioze, njoftoi se ai nuk ishte i dyshuar, por dëshmitar.

Pastaj u ngrit menjëherë pyetja, ku kuptoi Presidenti Ivanov që Krpaç bashkëpunon me PSP-në? Presidenti Ivanov pastaj arsyetoi se kanë pasur mënyrat dhe burimet e tyre të informacionit. “Si qenkam President nëse nuk kam burimet e mia të informacionit”, tha Ivanov. PSP përsëri i dërgoi disa kërkesa dhe urgjenca për t’iu përgjigjur se nga ku janë të dhënat e tij rreth procedurave sekrete.