Pyetjes thelbësore të cilës Prokuroria duhet t’i japë përgjigje, është kudh dhe me çfarë qëllimi ka bërë përgjime në Maqedoni, tha prokurorja Fatime Fetai gjatë konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale, ku u prezantuan dyshimet për rastin e ri që hapi kjo prokurori, të titulluar “Target”.
Dyshimet janë se janë përgjuar të paktën 4286 numra të telefonit, pa pasur ndonjë vendim për këtë, në kundërshtim me ligjin. Prokurorja Fetai tha se bëhet fjalë për periudhën prej vitit 2008. Në bazë të provave, 3 zyrtarë kanë dhënë urdhra pa pasur vendime gjyqësore, theksoi Fetai.