Vazhdon maratona e festimit të Ditës së Alfabetit. Nëpërmejt një tribune shkencore sot u publikuan disa studime të përqëndruar mbi temat si “Kongresi i  Manastirit”, “Motrat Qiriazi”, “Fillimi i mëvetësisë kombëtare” etj. Në këtë eveniment krahas aktorëve politik nga vendi dhe rajoni, mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili vlersoi se 22 Nëntori është një nga datat më të mëdha historike për shqipëtarët kudo janë.

“22 Nëntori dita e alfabetit të gjuhës shqipe është pa dyshim një nga datat më të mëdha të historisë sonë kombëtare, moment kyç përbashkues që e orjentoi kombin tonë drejt kombeve më të përparuara të botë përëndimore”, tha Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, theksin e vuri mbi historinë  kombëtare shqiptare e cila siç tha ai është përplot me ngjarje madhështore, me ngjarje që kanë peshë të madhe, që shënojnë pikë kthese në zhvillimin e kombit.

“Historia shqiptare është përplot ngjarje madhështore, me ngjarjet që kanë peshë të madhe që shënojnë kthesa në zhvillimin e kombit dhe rrugëtimin e tij cilivizues dhe bashkohor. Një ndër këto ngjarje historike dhe kulturore është edhe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe” tha Hazbi Lika, Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Programi solemn do të vazhdoje nesër, me vizita në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir, ndërsa do të përmbyllet me një koncert solemn i cili do të mbahen në shtëpine e kulturës të këtij qyteti./Tv21