A do të jenë Vladimir Putin dhe Donald Trump miq?
Ndoshta. Por presidenti rus e ka hedhur i pari hapin për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai është shprehur i gatshëm që të takojë homologun amerikan.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke thënë se për organizimin e takimit Putin-Trump, do të duhen muaj të tërë pune.

“Ky takim nuk do të ndodhë javët e ardhshme”, deklaroi Peskov.

”Shpresojmë për më të mirën, që takimi të zhvillohet muajt e ardhshëm”, theksoi ai.