Sa e mjerë, do bëhet ndaj popullatës sonë, partia e cila do të hyjë në koalicionin qeveritarë me VMRO-në e Gruevskit. Pse?

-Sepse asnjëherë nuk mund të vinte kjo situatë zgjedhore për të kërkuar kushte, nënçmuar e për ta deklasuar këtē parti nacional-shoviniste maqedonase sikurse tani.

-Sepse me hyrjen në qeveri me VMRO-në; bëjnë gjallērimin politik të Gruevskit, Mihajkovit, Jankullovskës e të tjerë; do na bëjnë me dije se punojnë kundër interesave tona kombëtare, me këto veprime do ta hidhërojnë, dëshprojnë, helmojnë rëndë jo vetëm popullatën shqiptare, por dhe votuesit e tyre.

-Sepse me hyrjen në qeveri me VMRO-në; pajtohen me skenaret, proceset gjyqësore, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve: Monstra, Sopot, Kumanovë.

-Sepse me hyrjen në qeveri me VMRO-nē;  pajtohen me politikën antishqiptare të Gruevskit.

-Sepse, me hyrjen nē qeveri me VMRO-në; janë kundër Prokurorisë Speciale, njëkohësisht dhe kundër BE dhe SHBA-së

-Sepse, me hyrjen në qeveri me VMRO-në, e përkrahin fuqishëm krimin e organizuar, skandalet korruptive e seksuale.

-Sepse, me hyrjen në qeveri me VMRO-në, janë kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe flamurit tonë kombëtar.

-Sepse me hyrjen në qeveri me VMRO-në, janë kundër eliminimit dhe burgosjes së Gruevskit e klikës së tij.

-Sepse, me hyrjen në qeveri me VMRO-në; janë kundër buxhetit të shqiptarëve.

-Sepse me hyrjen në qeveri me VMRO-në; ia kthejnë shpinën popullit të vet, duke iu afruar tradhtisë kombëtare.

Shkruan: Sulejman Mehazi


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.