Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme të 19-të i shqyrtoi dhe i miratoi propozimet kadrovike dhe konkludoi që të emërojë anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës nëpër institucione, agjenci dhe organe tjera që janë në kompetencë të qeverisë.

“Komisioni për çështje kadrovike në Qeveri, për çdo person në veçanti, e kontrollon përmbajtjen e dokumentacionit të dorëzuar që të verifikojë se nëse i përmbushin kushtet për emërim dhe në mënyrë adekuate të fakteve, Qeveria do t’i publikojë vendimet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Në seancë Qeveria e shqyrtoi raportin për punën e Entit Shtetëror për Statistikë dhe miratoi vendim për ndryshim të vendimit për konfirmim të nomenklaturës kombëtare të prodhimeve industriale për shkak të harmonizimit vijues dhe nomenklaturën evropiane.

Raporti për punën e SHA Hekurudhat dhe Transporti i Maqedoni, si dhe për aktivitete tjera të kësaj ndërmarrjeje, janë anuluar për shkak të mungesës së drejtorit të SHA Hekurudhat dhe Transporti i Maqedonisë.

Midis pikave të miratuara në rend dite është edhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian.

Në seancën e djeshme, siç kumton pres-shërbimi qeveritar, është marrë vendim me të cilin ndahen bursa për 50 shtetas të huaj me prejardhje nga Republika e Maqedonisë, nga vende në rajon për studim në universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim edhe për kurse falas për gjuhë të huaja për fëmijë nga familjet në rrezik social.

“Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila kryesonte me qeverinë e djeshme në përfundimin e saj hollësisht i informoi anëtarët e qeverisë për rrjedhën e Samitit të vendeve të Kartës së Adriatikut për të cilin tha se është shumë i rëndësishëm, për arsye se hapet shans real për pozicionim serioz të vendit në mbështetjen që e merr për realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësimin në BE dhe NATO”, njoftoi Shërbimi për informim në Qeveri.

Në seancën që u mbajt mbrëmë vonë ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu, i cili i ka informuar ministrat për gjendjen me zjarret në rajonin e Makedonski Brodit dhe në disa lokacione nëpër vend.

“Në këtë kontekst Qeveria e Republikës së Maqedonisë shprehu falënderim të madh deri te Republika e Bullgarisë, si dhe deri te Republika e Turqisë për ndihmën e dërguar në ballafaqimin me zjarret. Është theksuar se institucionet janë në terren deri në shuarjen përfundimtare dhe lokalizimin e zjarreve, ndërsa janë ndërmarrë edhe obligime që të hetohen arsyet për paraqitjen e shpeshtë të zjarreve në disa lokacione nëpër vend”, njoftojnë nga Qeveria.