Pas Llogarasë, Velipojës dhe Dibrës, duket se Berati është destinacioni i radhës i qeverisë “Rama 2”. Kështu kryeministri së bashku me ministrat do të udhëtojnë sot pasdite drejt Beratit për të mbajtur mbledhjen e radhës. E kthyer në traditë tashmë, Rama së bashku me kabinetin qeveritar do të qëndrojnë dy ditë në qytetin e një mbi një dritareve.

Ndërkaq është zbardhur edhe agjenda. Kështu, do të ketë një aktivitet të veçantë në kuadër të bashkëqeverisjes me njerëzit për guroret e mbyllura dhe pyllëzimin e zonës.

Gjithashtu do të zhvillohet një vizitë në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive, ku do të lansohet projekti i rikostruksionit te saj me fondet TIKA bashkë me Xhaminë e Beqareve dhe të Xhamisë Mbret.

E Premte 23 Shkurt 2018

13:30 Nisja për ne Berat

15:00 Ndalesë tek Rruga Ura -Vajgurore-Kuçove-Dragot

Inspektim i punimeve në përfundim Rruga Ura -Vajgurore-Kuçove-Dragot. (13 km me vlerë rreth 8 milion $; FSHZH; lidh Beratin me Belshin dhe Elbasanin)
Vijim për tek Mbrojta lumore-Diga: Mbjellje pemësh
15:50 vijim i rrugës për në Berat

16:00 Mbledhja e Këshillit të Ministrave

17:00 Deklaratë për Media e KM mbi vendimet e marra

17:30 Event: Planet e zhvillimit te Qarkut te Beratit

Pjesëmarresit në Panel dhe radha e prezantimeve:

Klosi
Kumbaro
Gjiknuri
Drejtori i projektit zviceran për menaxhimin e mbetjeve
Beci
Fjala përmbyllëse KM
18:30 Vizite në Qendrën Mesjetare Teqeja e Helvetive si dhe linçimi i projektit te rikonstruksionit te saj me fondet TIKA bashkë me Xhaminë e Beqarëve dhe të Xhamisë Mbret

19:00 Darka me 10 teë ftuarit e spikatur të sektorit: Drilon-uznove. KM në tavolinë me Kryetarët e bashkive të qarkut; Prefektin, Zevendeskryeministren, Kryetarin e Këshillit të qarkut, Deputetët e qarkut)

E shtune, 24 shkurt 2018

8:30-9:30 Mbjellje pemësh nga gjithë kabineti në vende të ndryshme

9:30 Takim me drejtuesit e administratës vendore e qëndrore për:

shërbimet publike,
reforma ujit,
skemat mbështetëse në bujqësi
prioritetet rajonale
10:30 Nisja e kabinetit të qeverisë për inspektime sipas axhendave të paracaktuar

10:30 Nisja për Ujë Vajgurore

10:40 Inspektim i Thertores se re me standarde bashkekohore ne Orizaj

11:00 Vijim për në Urën Vajgurore

11:30 Nisma ime ne kuadër të Bashkëqeverisjes me njerëzit: Guroret e mbyllura dhe pyllëzimi i zonës

12:30 Nisja për Drenovicë

12:50 Vizitë në serat e Drenovicës dhe bashkëbisedim me fermerët dhe studentët e trajnuar për të asisituar fermerët për ndërtimin e projekteve fituese

13:10 Nisja për në Kozarë

13:30 Drekë me familjen fermerë të Hekuran Çepes

14:30 Nisja për Kuçovë

15:00 Rilindja urbane e Kuçovës (Lagjja 11 janari)

15:30 Kthim në Tiranë.