Qeveria e Serbisë është shprehur e sigurt se me futjen e Listës Serbe në legjislativin e ardhshëm të shtetit të Kosovës, do të parandalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët të kryeministrit në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçic, ministrit të Punës në qeverinë serbe dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, është thënë se është me rëndësi vitale që serbët në Kosovë të votojnë për Listën Serbe.