Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme vendosi që të shkarkojë anëtarët e gjitha bordeve në ndërmarrjeve publike.
Në kumtesën e Qeverisë thuhet se këtë e bën për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të Buxhetit të Maqedonisë nga sjellja e papërgjegjshme e disa anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike, për të cilat ka të dhëna se janë nënshkruar kontrata të dëmshme të menaxhimit dhe janë emëruar njerëz në pozita drejtuese me përfitime me shuma astronomike.

“Qeveria miratoi shkarkimin e anëtarëve të të gjitha bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike, institucioneve shëndetësore publike, institucioneve publike për punë sociale, agjencitë dhe subjektet e tjera. Gjithashtu, u vendos që të revokojë anëtarët e komisioneve dhe anëtarët e çdo bordi mbikëqyrës dhe bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare në pronësi të shtetit, ndërsa për organet rregullatorë do të paraqesë një propozim në Parlament për shkarkimin e të tyre”.