Rafis Aliti, antarë i kryesisë  qëndrore të BDI-së dhe ish Nënkryetarë i Parlamentit të RM-së dhe njohës i mirë i rethanave politike në RM, gjatë emisionit debativ “24 Analiza” në TV 24vesti, ndër të tjerash deklaroi:

Unë mendoj se mandatari nuk ka nevojë të jep asnjë lloj garancie, sepse garanci është vetë programi politik i qeverisë së ardhshme. Çfar do lloj garancioni tjetër që do ti jepet Ivanovit, mendoj se do ti bëjnë shërbim të madh, sepse do ti japin një argument në dorë se ja tani u dha një garancion dhe prandaj po e dorëzon mandati, dhe gjith ato ndodhi në Kuvend dhe nëpër rrugë do të shkojnë në konto të qeverisë së ardhshme. Pikërisht për këtë nuk duhen ti jepen Ivanovit garanci plotësuese, sepse garanci e mjaftueshme është vetë programi i qeverisë së ardhshme, mandatin e mer nga qytetarët dhe gjithë këto hapat tjerë të radhës janë vetëm procedura formale që domosdo që duhet të zbatohen kushdo qoftë Kryetarë Shteti.

Nëse Ivanovi dëshiron ta shtyjë shtetin edhe më tej në drejtim të izolimit të vendit, në atë drejtim që ta bjerë në pikëpyetje eksistencën e shtetit, gjithsesi se ai mund edhe ta bëjë atë. Mirëpo simbas meje, ajo është papëgjegjshmëri për cilin do burështetas.

Edhe fëmijët e vegjël e dinë se për të realizuar ndryshime kushtetuese, cila do qoftë ajo qeveri duhet të ketë 81 vota të deputetëve, dhe ky koalicion nuk i ka ato numra. Unë do të përsëritem edhe një herë, nuk eksiston platforma e Tiranës, ka një deklaratë të nënshkruar nga partitë politike të shqiptarëve dhe ajo deklaratë është në kuadër të kornizave kushtetuese të RM-së dhe Marëveshjen paqësore të Ohrit. Nuk mundet kushdo qoftë ai, Ivanovi, Gruevski apo të tjerët ti trajtojë në atë mënyrë partitë politike shqiptare, sepse shqiptarët janë popull autokton në RM dhe të drejtat e tyre i kërkojnë në kuadër të kornizave kushtetuese të RM-së dhe Marëveshjen paqësore të Ohrit.


Për më tepër mund ta ndiqni emisionin e plotë në linkun më poshtë: