Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq e ka prezantuar marrëveshjen e arritur mbrëmë ndërmjet Qeverisë dhe Rakiqit për rrëzimin e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Rakiq, ka thënë se ky plan do të implementohet në pjesën ku është ndërtuar muri.

“Kjo është ajo për çka jemi marrë vesh dhe kështu do të impelmentohet në terren”, tha Rakiq në mbledhjen e jashtëzakonshme.

“Brenda ditës do ta rrethojmë këtë zonë dhe muri që sot ekziston do të hiqet”.

“Edhe një herë dua t’i falënderoj bashkëqytetarët e mi, nuk ka arsye për frik dhe as panik, kemi negociuar për 5 ditë do të negociojmë edhe 55 tjera – por e theksoj nuk ka arsye për frik që do të ketë hapa të një anshëm dhe se njësia speciale rusu të hyjë në veri”.