Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotë të takimit të tij me liderët e disa partive shqiptare në Maqedoni. Në mbishkrimin tek këto foto ai ka shkruar “Vllazërisht”

Manastiri Lajm edhe më herët njoftoi për këtë takim në të cilin sipas disa mediave të Shqipërisë, Edi Rama ju ka dorëzuar një dokument liderëve të partive shqiptare në Maqedoni në të cilin shpreh mendimin e tij rreth gjendjes së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni. Sipas disa informacioneve ai ju ka bërë thirrje që të bashkohen rreth një platforme dhe mos të përçahen pasi është një momen i veçantë për shqiptarët e Maqedonisë.

 

 


 

Ka përfunduar rreth orës 19:30 të kësaj të enjteje takimi i mbajtur në Tiranë mes kryetarëve të partive shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit Rama.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai i PDSH-së Ziadin Sela dhe ai i lëvizjes Besa, Bilal Kasami.

Burime nga ky takim janë treguar të rezervuara sa i takon temave të diskutuara, por janë mjaftuar duke thënë se takimi ka shkuar shumë mirë.

Maqedonia ndodhet në një ngërç politik pas zgjedhjeve të përgjithshme atje dhe duket se zgjidhja e këtij ngërçi është në dorën e partive shqiptare, të cilat janë të vetmet që mund të krijojnë ndonjë mazhorancë me dy partitë maqedonase. Më herët, kryetari i Besës, Bilal Kasami ka kundërshtuar qëndrimin në qeveri të Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskin, ndërsa Ahmeti është shfaqur më i moderuar, duke mos dhënë asnjë sinjal se me kë do të bëjë koalicion. /TCH/

 


 

Në Tiranë po mbahet takimi mes Kryeministrit shqiptarë Edi Rama dhe liderëve politike shqiptare në Maqedoni. Në takimin që ka nisur rreth orës 15:45 minuta ndodhet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të Lëvizjes BESA, mungojnë përfaqësuesit e PDSH-së.

Në bisedime janë ftuar dhe përfaqësues të partive të tjera politike.

Bisedimet në kryeministrit kanë në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re. Në dokumentin këshillues kërkohet nga partitë shqiptare unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.

Nga ana tjetër edhe kreu i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shprehur se mbështet nismën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.

“Interesi ynë i vetëm është Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, deklaroi Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

 

15801767_1331231503566601_71361829_n